Sot u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku delegatët miratuan unanimisht ndryshimet e nevojshme për harmonizimin e statutit të FFK-së me rregullat e UEFA-s, FIFA-s dhe Ligjin e ri të Sportit, shkruan Katror.info.
Në këtë mbledhje, Samir Ujkani u votua si përfaqësues i futbollistëve në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.
Përfaqësues nga FIFA dhe UEFA përshëndetën FFK-në për bashkëpunimin dhe transparencën, duke vlerësuar gjithashtu sukseset e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare./Katror.info.