Google së fundmi ka lëshuar Android 14 në një version stabil dhe tani kemi statistika më të fundit kur bëhet fjalë për shpërndarjen e platformës Android në treg.
Statistikat na tregojnë se si përdoruesit e pranojnë sistemin operativ Android dhe cili version është më i popullarizuari. Herën e fundit që kishim statistika të tilla ishte në maj.
Bazuar në statistikat më të fundit, Android 13 është versioni më i përdorur i Android dhe ka rrëmbyer 22.4% të pjesës së tregut (një rritje e konsiderueshme nga maji kur ishte 15%).
Versioni i dytë më i përdorur i Android do të duket i habitshëm për shumë njerëz, sepse është Android 11 me 21.6% mbulim tregu. Android 11 ka parë një rënie nga maji, por është ende një befasi fakti që është renditur kaq lart.
Pasohet nga Android 10 (16.1% pjesë e tregut) dhe Android 12 (15.8%), që është gjithashtu një befasi. Me sa duket, përdoruesit nuk e pëlqejnë Android 12 dhe preferojnë versionet më të vjetra.
Statistikat tregojnë se versionet e vjetra të Android janë ende aktive, gjë që tregon se sa të paqëndrueshme mund të jenë shpërndarjet e Android.
Ashtu siç pritej, Android 14 aktualisht nuk është pjesë e statistikave, duke pasur parasysh se është lëshuar së fundmi dhe ende nuk ka mbërritur në një numër më të madh të telefonave. /Katror.info