Jennifer Lopez rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri komedi-romancë, Shotgun Wedding. Për këtë premierë, Cineplexx organizon eventin e shumëpritur “Ladies Night” në kohë për fesat e fundvitit me shumë shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtinë dhe Prizren.
Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 29 dhjetor duke filluar nga ora 19:00. Ngjarja e filmit flet per një çift, Darcy (Jennifer Lopez) dhe Tom (Josh Duhamel) të cilët mbledhin familjet e tyre të dashura, por me shumë opinione për dasmën e tyre që po e organizojnë në një ishull, pikërisht kur çifti fillon të ftohet. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte si një kërcenim për festën, papritur jeta e të gjithëve është në rrezik kur të gjithë të ftuarit mirën peng nga një grup piratësh të rrezikshëm.
Gjatë premierës do të dhurohen shumë shpërblime.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.