Lady Gaga ka konfirmuar publikimin e albumit të saj të shtatë, të titulluar Mayhem, i cili do të dalë më 7 mars. Albumi i ri pritet të eksplorojë “temat e kaosit dhe transformimit”, duke shënuar një tjetër kapitull artistik në karrierën e saj të shumëanshme.
Ky është albumi i parë i Gaga-s që nga Chromatica (2020), i cili solli hite si Rain on Me dhe Stupid Love. Ndërsa detajet rreth listës së këngëve mbeten ende të paqarta, fansat spekulojnë se Mayhem do të sjellë një kombinim të tingujve eksperimentale dhe stilit të saj të veçantë.
Gaga ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një imazh misterioz të kopertinës së albumit, duke rritur entuziazmin për këtë projekt të ri. Me një histori të pasur eksperimentimi muzikor dhe inovacioni, Mayhem pritet të jetë një nga publikimet më të rëndësishme të vitit në industrinë muzikore./Katror.info