Organizata Free Libre Open Source Software Kosova e njohur si FLOSSK ka ndarë një lajm të madh për profesionistët e Gjeoinformacionit! Ata kanë njoftuar se verzioni i ri i QGIS 3.34 quhet PRIZREN! QGIS është softueri më i përdorur për GIS (Sistemi i informacionit gjeografik) i bazuar në Kod të Hapur.

|Versioni i ri i QGIS-it është emërtuar sipas qytetit historik të Prizrenit, qytetit mikpritës të konferencës FOSS4G 2023, i organizuar nga Free Libre Open Source Kosova (FLOSSK). Çdo ditë, miliona përdorues të QGIS do të lexojnë emrin e qytetit historik të Prizrenit kur të fillojnë punën e tyre,” thuhet në njoftim.
FOSS4G është konferenca më e madhe e softuereve të gjeoinformacionit në botë. FOSS4G 2023 e organizuar nga FLOSSK, pati mbi 700 pjesëmarrës nga e gjithë bota, ku prezantuan teknologjitë më të reja që përdoren në fushën e gjeoinformacionit. Katror Media ka qenë partner medial dhe ka kontribuar në transmetimin direkt (livestream), incizimin dhe editimin e te gjitha paneleve përgjatë një jave sa është mbajtur FOSS4G.
Për më shumë informata rreth FOSS4G 2023: https://2023.foss4g.org/
Blog QGIS 3.34 Prizren: https://blog.qgis.org/2023/11/05/qgis-3-34-prizren-is-released/
Linku për shkarkim te QGIS 2023: https://www.qgis.org/en/site/forusers/download.html
24/11/2023/Katror.info