Nga të dhënat e Raportit Botëror të Lumturisë për vitin 2023 ka dalë një prirje e mrekullueshme,
Megjithë mbylljet qeveritare, masave totalitare policore para epidemisë më të madhe në 100 vjetët e fundit vlerësimet e lumturisë kanë mbetur të njëjta anembanë Evropës dhe gjetkë, njofton goodnewsnetwork.
Raporti është botim i Sustainable Development Solutions Network të OKB-së, dhe përdor të dhënat e Sondazhit Botëror të Gallopit nga 150 vende të botës dhe e analizon mbështetjen sociale dhe ndjenjat pozitive ndaj të tjerëve për të renditur vendet në nivelin e raportuar të lumturisë.
PKB-ja (prodhimi i brendshëm bruto), strukturat mjekësore dhe liria për të bërë zgjedhje jetësore, krahasohen me nivelin e korrupsionit qeveritar dhe ndjenjën e distopisë si faktor për t’u përpjekur dhe për të kuptuar pse njerëzit në disa vende të botës e renditin lumturinë e tyre më lartë se të tjerët, megjithëse këta tregues socio ekonomik, nuk i kontribuojnë rezultatit të përgjithshëm.
CNN-i raporton se një mesatare prej vitit 2020 deri në vitin 2022 rezultatet kanë mbetur konkretisht të larta në Evropë.
“Edhe gjatë këtyre viteve të vështira, emocionet pozitive kanë mbetur dy herë më të përhapura se ato negative dhe ndjenjat e mbështetjes sociale pozitive dy herë më të forta se ato të vetmisë,” tha Xhon Hellivell, një nga autorët e raportit, në një njoftim për shtyp.
“Dashamirësia ndaj të tjerëve, veçanërisht ndihma ndaj të tjerëve, u rrit dramatikisht në vitin 2021, qëndroi lart në vitin 2022.”
Për të 6-in vit me rradhë, Finlanda zë vendin e parë në indeks, ndërsa Danimarka mban vendin e dytë. Izraeli u ngjit më shumë, nga vendi i 9-të më 2022 në të katërtin në 2023.
As Russia as Ukraina, nuk u tërhoqën nga raporti. Helliwell sugjeroi se tash meqë situate me pandeminë është përmirësuar dhe e kemi lënë pas nesh, ajo mund të shërbejë si nxitëse e përgjithshme e nivelit të lumturisë, sepse njerëzit po e vlerësojnë rikthimin në realitet dhe po vështrojnë më për së afërmi atë që e duan në jetë/ Katror.info