Laura Fazliu ka dominuar ndaj kroates Katarina Kristo në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Laura e mposhti kroaten me hedhje të bukur për uazari. Me fitore, xhudistja kosovare u kualifikua në xhiron e tretë të kategorisë deri 63 kilogramë.
Laura në xhiron e parë ishte e lirë.
Ajo po kthehet pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa muaj.
Me Kriston, Laura kishte një fitore e një humbje./Katror.info