Laura Fazliu ka nisur me Ippon garimin në Grand Slamin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kg, Laura e kishte përballë Nadia Matchiko Guimendegon e Republikës Qendrore Afrikane. Ndaj saj fitoi me mbërthim për dy minuta luftë.
Sot garon edhe Dardan Cena.
Dje, Nora Gjakova fitoi medalje të argjendtë. Për shkak të një lëndimi, Nora nuk ia doli të paraqitet në finale./Katror.info