Nga Tel Avivi vjen medalja e radhës në sportin më popullor në Kosovë, atë të xhudos.
Xhudistja kosovare Laura Fazliu në Grand Slamin që po mbahet në Tel Aviv, Izrael, fitoj medaljen e bronztë.
Kështu njoftoi trajneri i xhudos, Driton Kuka, në rrjetin e tij social Facebook.
“E mrekullueshme ishte sot.
Mesin e fitoreve të saj shquhet ajo kundër legjendes së xhudos francezes Clarise Agbegbenou, Kampione e 5 fishtë Boterore dhe Kampione Olimpike.
Majlinda dhe Laura edhe në ditë feste u përkujdesen për të madhëruar festen tonë të Pavarësisë!
Laura shēnon 500 pikë Olimpike dhe po ec drejt Parisit 2024″, shkroi Kuka, duke e përgëzuar Majlindën dhe Laurën për suksesin që ia sollën Kosovës në ditën e pavarësisë./Katror.info