Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Lojërave Olimpike.
Laura u mposht nga legjenda e xhudos, francezja Clarisse Augbegnenou. Laura e kishte aksionin e parë, por Clarisse u përgjigj menjëherë dhe realizoi hedhje për Ippon pas vetëm 34 sekondave.
Lufta ishte e vlefshme për çerekfinale.
Tani Laura vazhdon në repesazh. I duhen dy fitore për medalje të bronztë./Katror.info