Kitaristi 11-vjeçar, Ledion Halitaj ka fituar çmimin “Evropiani i Vitit” që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ky çmim ndahet për atë që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane.
Ledion Halitaj si nëntëvjeçar ka fituar vendet e para në garat ndërkombëtare. Sukseset e tij janë rezultat i punës dhe angazhimit të madh që ka bërë, pa pasur asnjë mbështetje institucionale.

Ndërsa, sivjet Ledioni ishte në mesin e pesë të nominuarve për çmimin “Evropiani i Vitit” që ndahet nga Zyra e BE-së në Prishtinë, garë kjo në të cilën sonte u shpall fitues.
Zyra e BE-se në Prishtinë ka uruar Ledionin përmes një postimi në Facebook /Katror.info