katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtina feston nesër 26-vjetorin e Çlirimit me ndeshje bamirësie për komunitetin Down Sindromë
    1 hour ago
    Kurti mirëpriti një delegacion të Lutjeve të Mëngjesit
    1 hour ago
    Studentët e Fakultetit të Arteve me ekspozitë protestojnë kundër abuzimit digjital të fotografive dhe videove
    3 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës sonte performon në Japoni
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Afrim Muçaj shpallet “Aktori më i mirë” në SEE Film Festival 2025 në Paris
    1 hour ago
    Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF
    4 hours ago
    Përurohet çerdhja e re në Skënderaj
    9 hours ago
    Nis Panairi i Përgjitshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025”
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    41 minutes ago
    Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë
    11 hours ago
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    12 hours ago
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    1 day ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    5 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Leonard Cohen mes poezisë dhe këngës, bartës i çmimeve Prince of Asturia dhe Grammy
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Leonard Cohen mes poezisë dhe këngës, bartës i çmimeve Prince of Asturia dhe Grammy

Last updated: 17/09/2023 12:27 PM
214 Shikime
Shpërndaje
Foto: Getty Images

Shpesh herë poetët përbuzin autorët e këngëve të bukura duke theksuar se ato nuk janë poezi të mirëfillta, dhe autorët e këngëve përbuzin poetët duke theksuar se po mos të ishte kënga, poezia do të vdiste si art.

Ka shumë shembuj ku autorët fillimisht kan qenë shkrimtarë, poetë dhe më vonë ia kanë thënë këngës ose anasjelltas dhe krijimtaria e tyre vetëm sa e ka begatuar edhe njërin edhe artin tjetër.

Leonard Cohen ishte një nga artistët më ikonë kanadezë të shekullit të 20-të. Njeri i urtë, mistik, bohem dhe romantik, ai krijoi një trupë të mirënjohur të veprave letrare dhe një karrierë të respektuar në muzikën moderne.

Mundesh me e lexu edhe…

Prishtina feston nesër 26-vjetorin e Çlirimit me ndeshje bamirësie për komunitetin Down Sindromë

Në poezinë, romanet dhe muzikën e tij, ai vazhdimisht hetonte gjendjen njerëzore, duke eksploruar temat e dashurisë, humbjes, vdekjes dhe raportin e tij ndaj artit. Si një yll poetik dhe performer i këndimit, zëri i tij i ngushtë dhe i ashpër, i cili thellohej dhe errësohej me kalimin e moshës, dhe shndërrohet në bariton të thellë. Ai thoshte se uiski dhe cigaret ndihmuan në këtë rezultat, që i dha Cohen-it një frymë autoritative për këngët e tij emocionale. Mbështetja e vokaleve të tij në meloditë e thjeshta të këngës u komplimentuan nga imazhet intensive dhe thellësia e teksteve të tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si adoleshent, Cohen ishte i magjepsur nga poeti spanjoll Federico Garcia Lorca, vargjet e të cilit më vonë do t’i shfrytëzonte për këngën “Take this Waltz“ (Merre këtë vals) dhe nga muzika xhaz.

Ndërsa ishte në Universitetin McGill, ai do të binte nën ndikimin e shkrimtarëve dhe profesorëve si Hugh MacLennan dhe, veçanërisht, Irving Layton, i cili më vonë bëhet mentor i tij, aq sa ai braktisi shkollën juridike për të ndjekur një karrierë letrare.

Më 1955 profesori i tij Hugh MacLennan dhe shkrimtar kanadez do t’i shkruante studentit të tij Leonard Cohen.

”Ndoshta po vjen një kohë që do të jetë më e favorshme për llojin tuaj të talentit se sa për talentin tuaj të tanishëm. Kam një ndjenjë që një ditë më e ndritshme, një ditë këndimi, duhet të vijë nëse do të ketë poezia fare ndonjë të ardhme, dhe atëherë një poet do të dëshirojë të bëjë veprën e tij poetike të ngjajë me muzikën në vend të një poezie me ekuacion të mbyllur në një kriptogram”, ka shkruar ai bazuar në botimin Cohen Papers.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Letër kjo profetike për Leonard Cohen që atë kohë as vet Cohen nuk e pat kuptuar seriozisht.

Cohen kaloi pjesën më të madhe të fillimit të viteve ’60 në Hydra, ishull në Greqi, që do të ketë influencë të madhe në krijimtarinë e tij muzikore, me të dashurën Marianne Ihlen e cila më vonë do të bëhet protoganiste e njërës nga këngët e tij “So long Mariane” ( Mirupafshim Mariane) dhe do të niste dy romane atje.

Romani i parë “The Favorite Game” (Loja e favorizuar) përshkruan një protagonist “të lindur në botën konvencionale të hebrenjve me para të Westmount”, (kompani miliarderësh) i cili “hedh mënjanë konventën në kërkimin e dashurisë të jetës”. Nuk ishte autobiografike, pat thënë Cohen atëbotë.

Pasoi “Beautiful Losers”, (Humbësit e bukur) një libër eksperimental dhe seksualisht eksplicit që ishte inovativ për disa dhe i pakëndshëm për të tjerët. Robert Fulford, kritik i mirnjohur letrar nga Toronto Star e quajti “libri më revoltues i shkruar ndonjëherë në Kanada”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si poet i cili kitarën e mëson nga një muzicient rruge të cilit nuk ia ka ditur as emrin për t’i përcjellë poezitë e veta me kitarë, Cohen ende ishte një shkrimtar i mprehtë i poezisë dhe botoi shumë përmbledhje poezish para se të realizonte albumin e tij të parë muzikor.

Foto: Getty Images

“Let us compare mythology’’ (Le të krahasojmë mitologjinë), “The spice box of earth’’ (Kutia e erëzave të tokës) dhe “Flowers for Hitler” (Lulet pët Hitlerin), ishin vetëm disa nga to, por në të njëjtën kohë ai ishte gjithmonë në muzikë, duke luajtur dhe interpretuar atë që kur ishte adoleshent. Ishte vetëm çështje kohe para se të dyja këto botë të përplaseshin për të krijuar diçka të mrekullueshme. “Suzanne”, kënga e parë në albumin e tij debutues të vitit 1967 u shkrua si një poemë, dhe më vonë u vu në muzikë pjesërisht për shkak të nxitjes së Judy Collins kantautore e dëshmuar. Shumë nga poezitë e tij jolirike më vonë u bënë këngë, por ai shkroi edhe poezi si tekste këngësh. Ai ndiente kur fjalët i përshtateshin më mirë fjalës së folur, të shkruar ose muzikës.

Realizimi i parë muzikor ishte “The Songs of Leonard Cohen” (Këngët nga Leonard Cohen) në vitin 1967. Judy Collins e ndihmoi Cohen të kapërcejë frikën e tij të jashtëzakonshme në skenë.

Publiku i Cohen ishte i vogël, më tepër dashamirë të poezisë se të muzikës dhe ai ishte një figurë enigmatike kulti deri në popullaritetin e këngës së tij “Hallelujah” në mes të viteve 1980. Në fiilimet e tij në krijimtarinë muzikore, komponimet e tij ishin minimaliste, gati vetëm përcjellje me kitarë akustike e poezive dhe vokalit të tij. Por më vonë ai filloj të komponojë dhe melodi më të komplikuara. Edhe pse në dëgjim të pare duken komponime folk e më vonë moderne, ato në të vërtetë kanë shumë melos grek si pasojë e qëndrimit të tij atje dhe ndikime nga Lindja e Mesme, sidomos ndikimi hebrej për shkak të origjinës së tij hebreje. Këto elemente dilnin në pah në performimet e tyre në koncerte të cilat shpesh dallonin nga studio verzionet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 1984, ai publikoi “Various Positions”, (Pozicione të ndryshme)i cili përfshinte këngën “Hallelujah”, që u bë e njohur gjatë një periudhe të gjatë. John Cale e këndoi versionin e tij më 1991. Jeff Buckley e incizoi atë në 1994. Rufus Wainwright më 1997 dhe përfundoi në filmin “Shrek”. K.D. Lang e botoi atë në 2004. Shumë artistë të tjerë të rëndësishëm e interpretuan këngën në performancat e tyre, Bob Dylan, Willie Nelson dhe Bono me U2 mes tyre. Deri më sot janë të njohura mbi 300 versione të këngës “Hallelujah”.

Bob Dylan pat thënë se në albumin “Pozicione të ndryshme”’ këngët e Cohen-it po kuptoheshin si lutje – “Hallelujah”, “If It Be Your Will” dhe “Dance me to the end of love,” e cila tingëllon si këngë dashurie, por është për holokaustin”  aty nuk ka lutje, ka poezi të bukur përfundon ai.

Cohen e përshkroi këngën “Hallelujah” si shumë të gëzueshme dhe tha se ajo vinte nga një dëshirë për të festuar besimin e tij në jetë, jo në një mënyrë fetare formale, por me entuziazëm, me emocion.

 Albumi i radhës më 1988 “I’m Your Man”, përmblodhi pikëpamjet e tij në atë kohë: Ai kishte arritur në fund të një periudhe kërkimi shpirtëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në “I’m Your Man” ai kishte arritur në një përfundim se si funksiononte bota dhe kjo i jep albumit një fatalizëm të frikshëm.

Aftësia e tij për veprim është e kufizuar nga forca që janë jashtë kontrollit të tij. Ai ishte i lidhur me muzikë “Tower of the song’’ (Kulla e këngës), ose një grua “Im your man’’(Unë jam njeriu yt) ose kujtimi i një gruaje “Ain’t No Cure for Love’” (Nuk ka shërim për dashuri) dhe nuk mund të ndryshonte asgjë në këto raporte. Albumi ka edhe nëntekst politik, “First we take Manhatan” (Fillimisht e pushtojmë Manhatinin), me sygjerime të rivalitetit të luftës së ftohtë dhe rrënjët e nxitjes së terrorizmit.

I realizuar në fund të nëntorit 1992 si vazhdim i “I’m Your Man”, “The Future” (Ardhmëria) ishte një kërkim për të vërtetën e qëndrueshme në atë që ai e perceptonte si rrënojat e çuditshme dhe të dehumanizuara të kapitalizmit të vonshëm. Cohen ofroi një kolonë zanore ekstravagante, por të paqartë për triumfin pas Luftës së Ftohtë. “I’m Your Man” e ktheu Cohenin në jetë, ndërsa “Future” tregoi se ai do të vazhdonte të kapte jetën, në të gjitha kontradiktat e saj të çrregulluara.

Por, në këtë periudhë ai përfundoi një lidhje me aktoren Rebecca DeMornay, dhe më 1994 Cohen kërkoi qetësi dhe vendstrehim në Manastirin budist Mount Baldy pranë L.A. Strehim, që u shndërrua në pesë vjet izolim. Në vitin 1996, Cohen u shugurua si murg budist Rinzai Zen dhe mori emrin Dharma Jikan, që do të thotë “heshtje”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kam provuar të gjitha mjetet juridike konvencionale – për të tejkaluar krizën emocionale, verë, gra dhe këngë,” tha ai pas rikthimit të tij muzikor me “Ten New Songs’’ (Dhjetë këngë të reja) të vitit 2001. “Asgjë nuk funksionoi, duke përfshirë fenë.”

Kishte një dekadë e gjysëm që Cohen nuk mbante koncerte. Ai u kthye në turne në vitin 2008 për arsye kryesisht financiare dhe prozaike, pasi menaxherja e tij Kelly Lynch e kishte mashtruar për miliona që nuk do t’i rikuperonte. Cohen zbuloi se në konton e tijë kishte zero dollarë. Në vitin 2012, Lynch u burgos për 18 muaj dhe pesë vjet me kusht për mashtrim financiar dhe ngacmim të Cohen pasi ai e shkarkoi atë. Për të zëvendësuar paratë e përvetësuara nga Lynch, dhe t’i ikë varfërisë Cohen ndërmori turne të shumta globale midis 2008 dhe 2013, duke kryer gjithsej 387 koncerte.

Ishte ikonike paraqitja e tij në Londër më 2009 ku iu referua shfaqjes së tij të mëparshme në Londër 15 vjet më parë: “Isha 60 vjeç, thjesht një i ri me një ëndërr të çmendur”.

Leonard Cohen si poet dhe këngëtar kishte aftësinë që të bënte publikun t’i besojë çdo gjëje që e thotë ose e këndon, edhe kur këndon për tradhtinë dhe faljen “Famous Blue Raincot” (Mantili i famshëm i kaltër), edhe kur këndon për partizanët e Francës “The Partisan” ose për fatalizmin “Future”- ku na thotë se e ka parë të ardhmen dhe ajo është vrasëse, por na jep shpresë se dashuria do të mbetet forca e mbijetesës, ose kur është cinik me “Everybody Knows” të gjitha janë të vërteta për publikun e Coheni-it.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Veprimtaria e tij numëron 15 albume muzikore, 3 romane dhe 14 përmbldhje poezie. Ai është bartës i më shumë se 50 çmimeve letrare dhe muzikore, mes tjerash edhe Grammy për muzikë dhe Prince of Asturias për literaturë.

Abumi i fundit i Leonard Cohen i venë në dukje demonët e tij si ata që nuk iu bindën vërejtjeve të tij për të ardhmen.

Nëse je tregtari, unë jam jashtë loje,

Nëse je shëruesi, do të thotë se jam i thyer dhe i çalë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse lavdia është e jotja,

atëherë turpi duhet të jetë i imi

thotë ai në këngën “If you want it darker” (Nëse e doni akoma më të errët)

Letra e letrarit dhe profesorit të tij, Hugh MacLennan nga viti 1955 profetizoi me precizitet talentin dhe krijimtarinë e Leonard Cohen, poezitë e tij nuk mbeten vetëm krypto ekuacione në letër, por kanë edhe tingull edhe zë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:ikonekengeKengetarLeonard CohenmuzikepeoplePoetPoezishkrimtartopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: ATSH Spanjollja “PorConocer”: Mos i humbisni këto vende kur të shkoni në Shqipëri
Artikulli i ardhshëm Sezoni i ri i Termokos – Janë kyçur 40 mijë qytetarë në rrjetitin e ri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani

People

Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë

18 Shikime
People

Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?