Leonardo DiCaprio prej muajsh ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me modelen e famshme italiane, Vittoria Cerett.
Ata u shfaqën në krah të njëri-tjetrit, Ditën e Falenderimeve në Londër dhe çifti shoqërohej edhe nga familjarët e modeles.
25-vjeçarja mund t’ua ketë prezantuar prindërve Leon dhe ndoshta mund të bëhet fjalë për një fejesë, thuhet nga disa burime të Revistës People.
Për një kohë të gjatë ata kanë qenë çifti i përfolur nëpër media por nuk ka pasur publikim nga ata, pasi çifti po tregohej shumë hermetik ndaj medias duke e shijuar lidhjen në privatësi. /Katror.info