Leotrim Rexhepi në raundin e dytë nokautoi boksierin hugarez Istvan Kovacs, në meqin e zhvilluar në palestren “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
23 vjeçari Rexhepi në raundin e parë e solli dy herë në “knock down” hungarezin Kovacs, por gongu ishte shpëtimi i tij.
Por, në fillim të raundit të dytë boksieri Rexhepi me goditje të njëpasnjishme e plandos në dysheme boksierin Istvan Kovacs, shkruan Radio Star.
Rexhepi edhe njëherë e dëshmoi se ka talent të madh në mes ringut dhe ka edhe shumë çka t’i sjell boksit kosovar.
Gjithashtu boksieri në një postim të rrjetet sociale tregoi se këtë fitore ia dedikon heroit Agim Ramadani.
“Isha i vetëdishëm se përballë do të kem një boksier shumë të forte,por isha i përgaditur maksimalisht për këtë meqë dhe ja arrita qëllimin që kasha. Këtë fitore i’a dedikoj familjës sime e cila më përkrah në cdo hapë, poashtu fitoren ia dedikoj heroit të kombit Agim Ramdanit-Katana dhe të gjithë atyre që më ndihmuan për këtë meqë shumë domethëns për karierën time. Unë ju premtojë se edhe në të ardhmën do t’ju gëzoj me fitore”, theksoi pas meqit Rexhepi.
Për Leotrim Rexhepin, kjo ishte ndeshja e dytë në boksin profesionist, duke shënuar dy fitore./Katror.info