Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, pas garës në Arabinë Saudite në të cilën përfundoi i pesti, ka mbetur i impresionuar shumë nga rivali i tij nga ekipi Red Bull, Max Verstappen.
Holandezi kaloi vijën e finishit i dyti, pas shokut të skuadrës Sergio Perez, por vendosi xhiron më të shpejtë të garës.
“Nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë. Nuk e di se si, por Verstappen më kaloi me shpejtësi serioze dhe unë nuk mora mundimin as ta bllokoja sepse ai kishte një ndryshim të madh në shpejtësi. Të gjithë duan të shohin një betejë të ngushtë, por kështu është. Nuk është problemi im, nuk është faji im”, tha Hamilton.
Ai shtoi se i gjithë ekipi duhet të punojë shumë për të arritur rezultatet e Red Bull./Katror.info