Lexus ka vendosur ta prezantojë në treg, versionin e ri të mini kombit luksoz LM. Ky model vjen katër vjet pasi ishte prezantuar modeli aktual.
LM i ri do të prezantohet në një ngjarje në panairin e automjeteve në Shangai më 18 prill. Ky model do të jetë në dispozicion të blerësve evropian për herë të parë.
Megjithëse, shumë detaje nuk janë bërë të ditura, në një fotografi që po qarkullon në internet, ky mini kombi do të ketë ndryshime në pjesën e jashtme. Ky model ka një gjatësi prej 5,040 mm dhe është i disponueshëm në një konfigurim me shtatë ose me katër vende, ku ky i fundit përmban një ekran të madh për pasagjerët e pasmë.
Për sa i përket fuqisë së motorit, do të jenë dy modele, LM 300h që është i pajisur me një motor hibrid 2.5 litra me katër cilindra dhe LM 350 me një motor 3.5 litërsh 6V. /Katror.info