Kompania jug-koreane, LG Energy, do të investojë rreth tre miliardë dollarë në zgjerimin e fabrikës për prodhimin e baterive për automjetet elektrike.
Bëhet fjalë për një fabrikë në Michigan, dhe kompania vendosi për këtë lëvizje pasi nënshkroi një kontratë furnizimi me bateri me Toyota.
Puna e zgjerimit pritet të përfundojë në vitin 2025. Siç raporton Reuters, Toyota do t’i vendosë këto bateri me kapacitet 40 gigavat-orë në automjetet e saj elektrike, të cilat do të prodhohen në shtetin amerikan të Kentakit.
Zgjerimi i kapaciteteve në Michigan do të thotë që Toyota do të jetë në gjendje të pajisë 250,000 automjete me bateri.
LG Energy gjithashtu furnizon me bateri prodhuesit e makinave si General Motors, Stellantis, Hyundai dhe Honda. Firma jug-koreane po ndërton aktualisht një fabrikë baterish prej 2.1 miliardë dollarësh në SHBA që do të furnizojë vetëm General Motors./Katror.info