Gjashtë federata sportive kanë marrë licencimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit. Zëvendësministrja kosovare e Sportit, Daulina Osmani, priti të hënën në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive.

“Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai,” ka njoftuar Ministria./Katror.info