Në prag të festave të fundvitit, gazetarja dhe ndërmarrësja Linda Shala, ka kujtuar një këngë të realizuar 20 vite më parë në prag të festës së Vitit të Ri në Radio Televizionin e Kosovës.

“Do t’i zbresim yjet nga qielli, përrockën e bëjmë lumë;
do t’i falim dashuri kujtdo që dëshiron;
do t’ia rrisim krahët çdokujt që bukur fluturon… “
Këto vargje të këngës “Diell mbi Kosovë” të Aida Barakut, Armend Rexhepagiqit e Xhevdet Gashit i kanë kënduar në 2002-tën aktorët e ndjerë Leze e Xhevat Qena, aktivisti Adem Demaci, vetë Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi, Linda Shala e shumë gazetarë, aktorë e moderatorë.
Duke kujtuar këtë këngë, Linda Shala, pëmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për më shumë dashuri në Kosovë.
“Diell mbi Kosovë . Kjo perlë muzikore e realizuar për programin e Vitit të Ri të RTK-së në vitin 2002. Dëgjojeni dhe falni më shumë dashuri Kosovës. Faleminderit Nexhat Nexhi dhe Edmond Edi Mehmet për video.
P.s.
Sa emocion me e pa vehtën tu këndu, e me 20 vite ma pak ,” ka shkruar ajo.
Po juve, a ju kujtohet kjo këngë?
Përgatiti:
