Se të rinjët kosovarë e gjejnë veten në mesin e shumë të rinjëve të suksesshëm të botës kjo s’është diçka e panjohur. Tashmë rinia jonë po pranohen dhe vlerësohen në shumë sfera të ndryshme me arritjet e tyre, si në shkencë, kulturë, muzikë, sport, artë e modë.
I njejtë është rasti i dizajneres kosovare, Lirika Matoshi, e cila ka hyrë në listën e 30 personave më me ndikim në fushën e Artit dhe Stilit, publikuar nga revista prestigjioze ‘Forbes’.
E në listën prej 30 personave, dizajnerja Matoshi është renditur e 18-ta.
“Kosovarja filloi të bënte bizhuteri në vitin 2016–duke zbukuruar geta, fustane dhe çorape me kristale–dhe duke shitur mallrat e saj nëpërmjet Etsy. Pasi fustani i saj me luleshtrydhe u bë viral në TikTok në vitin 2020, ajo ka fituar mbi 700,000 ndjekës në Instagram dhe shet drejtpërdrejt te konsumatori dhe përmes shitësve me pakicë si Nordstrom.”, thuhet në përshkrimin e Forbes për dizajneren Matoshi./Katror.info