Kryeqyteti i Kosovës Prishtina është përzgjedhur nikoqire e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Pas publikimit të lajmit, ekipi i shtëpisë mediale TEMA dhe autori i logos Arian Hoti, përmes një postimi në Facebook, u shprehën të lumtur që ishin pjesë e këtij suksesi historik të Kosovës.
”Pas publikimit të lajmit senzacional se kryeqyteti i Kosovës – Prishtina është përzgjedhur si nikoqire për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ekipi i shtëpisë mediale TEMA dhe autori i logos Arian Hoti u shprehën të lumtur që ishin pjesë e këtij suksesi historik të Kosovës, pasi dizajni i kësaj shtëpie mediale ishte përzgjedhur si ëmblemë zyrtare në konkursin e hapur nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, thuhet në postim.
Logoja dhe një pjesë e materialit tjetër prezentues që u krijuan në Ferizaj u bënë pjesë e Librit të Tenderit (Bidding Book) me të cilin Republika e Kosovës kandidoi dhe e fitoi organizimin në Heraklion të Greqisë./Katror.info