katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G
    14 hours ago
    BQK pjesë e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore
    14 hours ago
    Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë
    14 hours ago
    Spanja do t’i propozojë BE-së heqjen e ndërrimit të orës
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    FKEE fton nxënësit të garojnë me ide të gjelbra
    15 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Orienta”
    17 hours ago
    Prishtina nikoqire e FIBA Europe U14 Get-Together 2025
    13 hours ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Francë
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë
    21 hours ago
    Dua Lipa kalon me sukses provimin e gjuhës spanjolle
    21 hours ago
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
    2 days ago
    Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne në vitin 2026
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    21 hours ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    3 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    21 hours ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    2 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    5 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    15 hours ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    2 days ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    5 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Lojërat Mesdhetare 2030: Franca investon në të ardhmen e sportit në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Lojërat Mesdhetare 2030: Franca investon në të ardhmen e sportit në Kosovë

Last updated: 17/07/2025 11:03 AM
58 Shikime
Shpërndaje
Foto: Vecteezy

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për nënshkrimin e një memorandumi strategjik mirëkuptimi mes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe institucioneve kosovare për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ky partneritet i rëndësishëm përfshin bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, dhe synon zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe edukative në funksion të këtij eventi ndërkombëtar, raporton Katror.info.

Objektivat kryesore të marrëveshjes:

  • Ndërtimi i Fshatit të Sportistëve Mesdhetarë
  • Rinovimi i objekteve sportive universitare
  • Modernizimi i 12 palestrave të shkollave publike

“MKRS dhe MASHTI do të punojnë në bashkërendim të ngushtë për të avancuar zhvillimin e Fshatit të Atletëve në Kompleksin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, renovimin dhe adaptimin e Sallës së Sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe modernizimin e dymbëdhjetë sallave sportive të shkollave publike të cilat do të shërbejnë si qendra zyrtare të trajnimit. Këto objekte do të përshtaten për të përmbushur nevojat operacionale të Lojërave dhe do të vazhdojnë të u shërbejnë sektorëve të arsimit dhe sportit edhe pas përfundimit të tyre,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mundesh me e lexu edhe…

AFD, si institucioni publik francez për financim të zhvillimit, sjell përvojë të gjerë në mbështetje të iniciativave për zhvillimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë dhe asistencës teknike. Përmes këtij MpM, AFD është pajtuar të financojë fazën fillestare të asistencës teknike për përgatitjen e projektit, duke integruar standardet më të larta teknike, mjedisore dhe shoqërore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bashkëpunimi do të mbështetet në përvojën institucionale të Francës, veçanërisht nga përvoja e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024, dhe pasqyron zotimin e AFD për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe për përmbushjen e Objektivave Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, e mirëpriti nënshkrimin si një hap të madh përpara, duke theksuar se partneriteti me AFD jo vetëm që mbështet organizimin e suksesshëm të Lojërave Mesdhetare, por kontribuon gjithashtu në prioritetet afatgjata zhvillimore të Kosovës në infrastrukturën e sportit dhe të rinisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, theksoi vlerën strategjike të këtij bashkëpunimi në transformimin e objekteve universitare dhe shkollore në mjedise moderne dhe funksionale që do t’u shërbejnë nxënësve për dekada të tëra.

Drejtori Rajonal i AFD për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin, theksoi: “Agjencia Franceze për Zhvillim është e përkushtuar të mbështesë Kosovën në ofrimin e infrastrukturës gjithëpërfshirëse, cilësore dhe miqësore me mjedisin, me ndikim të qëndrueshëm shoqëror”.

Ky projekt nuk ka vetëm një fokus afatshkurtër për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, por synon të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme në sport dhe edukim, duke kontribuar në zhvillimin e rinisë edhe pas përfundimit të ngjarjes.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare në Prishtinë është një ngjarje historike për vendin dhe për rajonin, që pritet të sjellë mijëra sportistë, vizitorë dhe vëmendje ndërkombëtare. Kjo është një mundësi për Kosovën që të prezantohet si një qendër e re sportive dhe kulturore./Katror.info

TAGGED:AFDFrancaFshati i Atletëveinfrastrukturë sportiveinvestim në sportKosovaLajme te miraLojërat Mesdhetare 2030MASHTIMinistria e Kulturësmodernizimpalestrat shkolloreParis 2024partneritet strategjikrenovimRiniatophome1trajnime sportiveUNiversitetizhvillim i qëndrueshëm

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
Artikulli i ardhshëm Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G

18 Shikime
Lajme

BQK pjesë e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

17 Shikime
Lajme

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?