Në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV European Music Awards 2022, krahas Ava Max, Bebe Rexhës, Dua Lipës dhe Rita Orës, do të jetë edhe një këngëtare tjetër shqiptare, Loredana Zefi.
Këtë e konfimoi këngëtarja në rrjetin e saj Instagram, duke shpërndarë postimin e MTV Germany. Loredana është e nominuar për Best Swiss Act.
2022 MTV Europe Music Awards (MTV EMAs) do të mbahet më 13 nëntor 2022 në PSD Bank Dome në Düsseldorf, Gjermani, duke shënuar herën e gjashtë që shfaqja e çmimeve do të mbahet në Gjermani.
Shfaqja do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV me një orë parashfaqje që do të çojë në shfaqjen kryesore. Prezantuese do të jenë këngëtarja Rita Ora dhe regjisori, humoristi dhe aktori Taika Waititi./Katror.info