Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka, e ka kaluar pengesën e parë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në rrethin e parë e mposhti me “ippon” xhudisten nga Rusia, Anastasiia Nuzhnenkova, që ka garuar si e pavarur.
Në rrethin e dytë Kuka do të përballet me xhudisten nga Guinea, Marie Branser.
Kosova në Grand Slamin e Bakus e fitoi medaljen e argjendtë me Nora Gjakovën./Katror.info