Mundësi Islam Dudaev shpallet Kampion Europe.
Lajmi bëhet i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
“Një ndeshje e shkëlqyer e mundësit të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale të KOKSH-it.
Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Europianin e Mundjes në Bukuresht, arriti të fitojë medaljen e artë në stilin e lirë, për peshën deri në 65 kilogramë, duke mposhtur rusin Gadzhimurad Rashidov dhe duke ngritur lart flamurin kuqezi.
Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3.
Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1.
Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0.
Ndërsa ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.
Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024.
Nesër është radha e mundësit tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov që do të kërkojë një tjetër medalje të artë të dielën për përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë Europian, pas 3 fitoreve radhazi:
Ndeshja 1: Zelimkhan Abakarov ALB vs Mezhlum Mezhlumyan ARM 9-0;
Ndeshja 2: Zelimkhan Abakarov ALB vs Shota Phartenadze GEG 7-5;
Ndeshja 3 Zelimkhan Abakarov ALB vs Niklas Stechele GER 10-0./Katror.info