Pianistja, Lule Elezi, mbajti koncert recital në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë, përpara një audience siç e quan a jo të mrekullueshme dhe frymëzuese, në Sanniki, Poloni, e cila mban emrin e kompozitorit më romantik të botës së muzikës Frédéric Chopin, i njohur si “ Poeti i pianos”.
”Ishte një përjetim magjik, një nder dhe mundësi e rrallë për çdo artist, të luaja vepra të Shopenit pikërisht në Pallatin Aristokrat Mbretëror në të cilin në vitin 1828 Shopeni kaloi pushimet verore duke kompozuar veprat Rondo në C-dur dhe Trio në G- mol”, shkruan ajo në Facebook.
Pas koncertit recital ajo shoqëroi në piano edhe aktoren e mirënjohur polake Paulina Holtz Paulina Holtz – praca&pasja, teksa ajo recitoi poezi të periudhës së romantizmit nga poetë Ballkanik, të kushtuara dashurisë.
”Mbrëmja u bë edhe më e veçantë kur pas Koncertit tim recital shoqërova në piano aktoren e mirënjohur polake Paulina Holtz Paulina Holtz – praca&pasja, një nga personalitetet artistike më të dashur dhe admiruar në Poloni e më gjërë ,teksa ajo recitoi poezi të periudhës së romantizmit nga poetë Ballkanik, të kushtuara dashurisë”, shkroi ajo.
Pianistja Lule Elezi, ka kohë që ka krijuar emër, një sharmë dhe një nam në muzikën kulminate klasike, qoftë në trojet shqiptare, apo jashtë kufijve nacionalë! /Katror.info
Përgatiti:
