Fermeri Shukri Sallahu nga komuna e Ferizajt ka mbjellë 300 hektarë me lulediell, ndërsa pret që të ketë përfitime të mëdha e në të njëjtën kohë toka e tij është shndërruar në një peizash artistik.

Sallahu një pjesë të të hyrave për mbjelljen e lulediellit e ka përfituar në bazë të Programit për Pagesa Direkte 2023. Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike.
“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit”, shkroi Kurti.
“Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/Katror.info
Përgatiti:
