Sigurisht n’rrjete sociale, n’reklama e filma amerikan t’ka rastisë me pa nji prej ushqimeve ma t’famshme t’kulturës amerikane, makaronat Mac ‘n’ Cheese. E nëse je merakli i djathnave, kashkavallit, me shumë gjasë edhe ke lakmu me e hangër nji t’tillë.
Makarona t’nxehta e zhytuna n’parmezan e kashkavall t’shkrimë, n’kohë t’ftohta si ditët me t’cilat s’voni po përballemi janë krejt çka t’duhet për me ta kujtu që jeta asht e mirë edhe ke pse me ju gëzu. Amerikanët kanë ditë diçka që e kanë shti këtë pjatë n’listën e ushqimeve t’komfortit, ose qysh njihen n’anglisht “comfort food”. E për me pru rehatinë n’pjatën tande, t’duhet me i ndjekë vetëm 6 hapa.
PËRBËRËSIT:
1 paketim makarona
80 gr gjalpë
2-3 lugë gjelle miell
1 lugë çaji biber t’zi
200 ml qumësht
150 gr kashkavall
50 gr djathë parmezan
50 gr djathë dhie
Kripë (opsionale)
HAPI 1:

Ziji makaronat për 9 minuta n’ujë me pak kripë.
HAPI 2:

N’ndërkohë që makaronat po zihen, n’nji tenxhere tjetër shto 80 gr gjalpë n’tenxhere dhe n’temperaturë mesatare shkrije gjalpin.
HAPI 3:

Shto 2-3 lugë miell e pak biber t’zi n’tenxheren me gjalpë dhe me tel për përzirje përzije masën deri t’krijohet nji pastë mielli. Gradualisht shto 200 ml qumësht dhe vazhdo me përzi masën n’tenxhere.
HAPI 4:

Shto sipër masës me qumësht e miell 150 gr kashkavall, 50 gr djathë parmezan dhe 50 gr djathë dhie. Përzije masën mirë deri sa djathnat t’shkrihen tanësisht.
HAPI 5:

Kullo makaronat e ziera dhe shtoji gradualisht n’masën me djathë t’shkrirë. Përziji makaronat mirë dhe ziji për vetëm 2 minuta. Largo tenxheren prej stufës dhe servo.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/