Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, do të ofrohet shërbim i mamografisë falas më 1 tetor në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tre Qendrat të mjekësisë familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.
Në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”, edhe autobusët e Trafiku Urban Prishtinë janë ngjyrosur në rozë.
”Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”, ka shkruar Rama/Katror.info
Postimi i plotë:
Përgatiti:
