Prishtina do të shndërrohet në skenën e sportit dhe energjisë pozitive më 28 shtator 2025, kur do të zhvillohet gara 5K Fun Run – pjesë e Maratonës së Prishtinës.
Kjo garë është menduar për të gjithë: nga profesionistët deri tek ata që dëshirojnë të vrapojnë për argëtim, buzëqeshje dhe atmosferë festive. Aktiviteti mbahet të dielën, në zemër të kryeqytetit, duke ofruar një përvojë unike sportive dhe sociale për qytetarët dhe vizitorët.
Organizatorët kanë bërë të ditur se regjistrimet tashmë janë të hapura dhe të interesuarit mund të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre përmes këtij linku: Regjistrohu këtu.
“Prishtina është rruga jote”, është slogani i këtij viti, duke ftuar të gjithë të bëhen pjesë e një gare që premton momente të paharrueshme, sport dhe bashkim komunitar.

Ruaje datën: 28 shtator 2025, e diel.
Prishtina pret vrapuesit!
/Katror.info