Kori i Filharmonisë së Kosovës ka njoftuar se do të jetë pjesë e “MareMeumFestival” në Vlorë. Koncerti do të mbahet me 5 shtator, në ora 19:00, teatrin e qytetit të Vlorës “Petro Marko”.
Kori i Filharmonisë së Kosovës ka njoftuar se është në përgatitje për paraqitjen në këtë festival.
“Nën drejtimin mjeshtëror të dirigjentit Rafet Rudi dhe me pjesëmarrjen e violinistes së njohur Sihana Badivuku, Kori do të ngjitet në skenën e Teatrit Petro Marko më 5 shtator prej orës 19:00.Programi i mbrëmjes do të jetë një mozaik i pasur veprash nga kompozitorë të njohur si Ēriks Ešenvalds, Jan Sandström, Jake Runestad, Aulon Naçi, Vaso S. Tole, Lorenc Antoni dhe Rafet Rudi,” thuhet në njoftim. /Katror.info