Këto janë katër ditët e fundit për regjistrimin e diasporës – një nga proceset më të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.
Ambasadorët shqiptarë nga të gjitha shtetet kanë bërë thirrje duke ftuar të gjithë mërgimtarët të regjistrohen online në platformën eDiaspora.
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deri tani janë regjistruar mbi 600 mijë mërgimtarë.
Afati përfundimtar për regjistrim është më 31 gusht. /Katror.info