Artistja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa, është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.
“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë.
Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh aktorja 92 vjeçare.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU/Tv Klan