Sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, është nominuar si “Këngëtarja më e mirë e re” nga The International Opera Awards 2023.
Përmes një postimi në “Facebook”, Qerkezi u shpreh shumë e lumtur për këtë nominim.
“Të dashur miq, jam e emocionuar të ndaj lajmin e mrekullueshëm që jam nominuar në kategorinë ‘Këngëtarja e re’ e The International Opera Awards 2023!”, shkruan ajo.
Qerkezi shprehet se kjo njohje do të thotë shumë për të dhe falenderon përzemërsisht secilin që e mbështetu në këtë rrugëtim të bukur. /Katror.info
- ADVERTISEMENT -
Përgatiti:
