Fakulteti i Edukimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën New York School of Science për realizimin e praktikës pedagogjike të studentëve.
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim po bëhet në fushën e hulumtimeve me bazë në klasë dhe kontributin e përbashkët në komunitet.
„Shkolla e Shkencave e Nju Jorkut në Kosovë (NYSS) është institucioni i parë parauniversitar i shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në Kosovë (STEM)“, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Edikimit, nê Facebook.
Tutje, ky postom njofton se kjo shkollë ndërkombëtare e fokusuar në matematikë dhe shkenca të integruara, ofron mundësi të mirë për studentët tanë për t’iu ekspozuar dhe për të praktikuar metodologji alternative të punës në klasë dhe në veçanti përvoja të drejtpërdrejta të punës në fushat STEAM. /Katror.info
Përgatiti:
