Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin amerikan “Friends”, mori një nderim emocional gjatë segmentit “Në Përkujtim” (In Memoriam) të ceremonisë së çmimeve Emmy. Segment në të cilin u përkujtuan edhe yje të tjerë si Len Goodman, Andre Braugher, Lance Reddick, Paul Reubens, Barbara Walters, Angela Lansbury, Kirstie Alley e të tjerë, raporton Variety Magazine.
Këngëtari i muzikws Pop, Charlie Puth dhe dyshja e këngëtarëve dhe kantautorëve, “The War and Treaty”, performuan gjatë segmentit, duke filluar me një interpretim të “See You Again” të Puth, para se të vazhdonin me “Friends”: “I’ll Be There for You” nga The Rembrandts.
Perry, u gjet i vdekur papritur më 28 tetor 2023 në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas autoriteteve zyrtare. Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit më vonë zbuloi se ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës”.
Në rolin e tij si Chandler Bing në “Friends”, ai ka luajtur në 200 epizode të këtij seriali përgjatë 10 sezonave.
Pas lajmit për vdekjen e tij, Fondacioni “Matthew Perry” u krijua për të ndihmuar individët që vuajnë nga varësia./Katror.info