katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Sekretari parlamentar gjerman Johann Saathoff viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren
    2 hours ago
    KQZ: Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës
    3 hours ago
    Kosovo Startup Stories prezanton asistentin digjital “kidsday” për çerdhe
    4 hours ago
    FSK hap konkurs për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Garë malore në Bjeshkët e Sharrit me mbështetjen e Ambasadës Gjermane
    3 hours ago
    Maratona e Prishtinës mbahet më 28 shtator
    3 hours ago
    IHMK: Reshjet e fundit përmirësojnë ndjeshëm situatën klimatike
    4 hours ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Festivalin e Sarajevës
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha publikon këngën e re “Light That Leads Me” në bashkëpunim me DJ Netsky
    3 hours ago
    Filmi i Alban Mujës me premierë në Festivalin e Sarajevës
    4 hours ago
    Dua Lipa bëhet 30 vjeçe
    4 hours ago
    Dakota Johnson tregon për miqësinë e “çuditshme” që ka me Madonnan
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    1 day ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    1 week ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 hours ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    1 week ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    1 week ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë
    5 hours ago
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    2 days ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    4 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: MB dhe BE kanë negociuar një partneritet të ri – tani na duhet një lidership i Kosovës të punojë me ne
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

MB dhe BE kanë negociuar një partneritet të ri – tani na duhet një lidership i Kosovës të punojë me ne

Last updated: 20/05/2025 5:40 PM
71 Shikime
Shpërndaje

Jonathan Hargreaves, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë negociuar një partneritet të ri, dhe tani Kosovës i duhet një lidership i gatshëm të marrë iniciativën dhe të punojë me ta.

Në një tekst të dërguar për botim në Gazetën Express, Hargreaves ka shkruar se liderët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Evropian kanë mbajtur samitin e parë MB-BE në Londër, duke arritur një marrëveshje për një partneritet strategjik të ri, i cili fokusohet në siguri, mbrojtje dhe bashkëpunim për zhvillim. Ky partneritet, siç ka theksuar ai, vendos qytetarët në qendër të marrëdhënieve, forcon ekonomitë, mbron planetin dhe burimet e tij, si dhe avancon interesat e ndërsjella në fushën e sigurisë së brendshme, bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit të parregullt.

Hargreaves ka pranuar se arritja deri në këtë pikë ka qenë një sfidë e madhe politike, duke kujtuar se referendumi i vitit 2016 për Brexit la pasoja në të dy anët. Ai ka theksuar se Qeveria britanike ka punuar shumë me partnerët evropianë për të gjetur kompromise dhe për të tejkaluar dallimet në çështje të ndjeshme.

Mundesh me e lexu edhe…

Duke iu referuar vizitës së sekretarit britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, në Kosovë gjatë prillit, Hargreaves ka rikujtuar se kjo vizitë theksoi ngrohtësinë dhe forcën e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Ai ka përmendur vizionin e ish-kryeministrit Tony Blair për një Kosovë që përcakton të ardhmen e saj, jeton në paqe me fqinjët dhe mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në tekstin e tij, ambasadori britanik ka theksuar se sekretari Lammy ka bërë thirrje për vendosmëri nga liderët politikë të Kosovës përgjatë gjithë spektrit politik. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një urgjencë të re politike dhe për të shmangur që e ardhmja e saj të përcaktohet nga veprimet e të tjerëve. Ai ka inkurajuar Kosovën që të ofrojë pragmatizëm dhe jo pozicione puriste, duke e krahasuar këtë me marrëdhënien e re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Hargreaves ka theksuar se disa vende të Ballkanit Perëndimor po shënojnë përparim drejt integrimit evropian dhe se, nëse ka hapa konkretë drejt paqes në Ukrainë, mund të përshpejtohet edhe progresi i rajonit. Ai ka shprehur dëshirën e Mbretërisë së Bashkuar që ta shohë Kosovën pjesë të NATO-s, kur mekanizmat e saj të mbikëqyrjes të përmbushin standardet. Për këtë, ai ka kërkuar diplomaci aktive dhe marrje vendimesh të vështira, veçanërisht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ambasadori britanik ka thënë se Kosova duhet të avancojë interesat e saj, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, kur të ketë bindur shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbështetet nga një angazhim real për të mbrojtur komunitetet joshumicë.

Në këtë shkrim, Hargreaves ka kritikuar veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës, duke thënë se ato u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb qasjen në shërbime të përditshme dhe kanë minuar pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur dhe të mbrojtur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai ka bërë të ditur se në vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, ku liderët e rajonit do të mblidhen për të avancuar qëllime të përbashkëta për rritje ekonomike, bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian. Sipas tij, përgatitjet për këtë ngjarje po udhëhiqen nga e dërguara speciale britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën dhe partnerët e tjerë.

Në analizën e tij, Hargreaves ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor ka potencial të madh, por përballet me sfida reale, si tensionet etnike të nxitura nga retorika përçarëse, veprimet e aktorëve të jashtëm, rrjetet kriminale që shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë, korrupsioni që minon sundimin e ligjit dhe dhuna me bazë gjinore si një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ai ka theksuar se Kosova ka një rol kyç në trajtimin e këtyre sfidave dhe në formësimin e së ardhmes së rajonit, por për këtë duhet të jetë politikisht e përgatitur. Në këtë kontekst, ai ka bërë thirrje për lidership, duke shtuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri që vepron në interes të tyre dhe që i përfaqëson ata në arenën ndërkombëtare.

Hargreaves ka kujtuar se këtë javë Kosova do të presë përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe përfaqësuesin e posaçëm, Peter Sorensen, ndërsa ka theksuar se marrëdhënia e re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së nënkupton bashkëpunim më të ngushtë për të mbështetur progresin që sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë.

Në përmbyllje, ambasadori britanik ka shprehur shqetësim për situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se vendi është pa parlament dhe pa qeveri funksionale. Ai i ka bërë thirrje lidershipit të Kosovës që të bashkohet, të formojë sa më shpejt institucionet dhe të fokusohet në prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: mundësitë ekonomike, përfshirjen sociale dhe stabilitetin rajonal. /Gazetaexpress /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Britania e MadhelajmeLidershipnegociatapartneritettop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mbahet edicioni i parë i Forumit Financiar “Kosova Finance Forum”
Artikulli i ardhshëm Qasja në Wi-Fi do të jetë shumë më e lehtë, veçoria e re e iOS 19!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sekretari parlamentar gjerman Johann Saathoff viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

6 Shikime
Lajme

KQZ: Regjistrohen mbi 13 mijë votues jashtë Kosovës

8 Shikime
Lajme

Kosovo Startup Stories prezanton asistentin digjital “kidsday” për çerdhe

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?