katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik
    15 minutes ago
    Sot mbahet konferenca ndërkombëtare për administratë publike
    19 minutes ago
    Parashikimi i motit për sot
    28 minutes ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lirohen 11 hektarë të Trepçës në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro
    24 minutes ago
    “Siparantum” i Kosovës kualifikohet për “Grand Prix” në Tajlandë
    10 hours ago
    ​Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake “Mabey Johnson”
    11 hours ago
    Çmimi në Itali ngrit emrin e Melisa Ibrahimit në toplistën e pianistëve
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    I fejuari i Dua Lipës – “James Bondi i ri”?
    18 hours ago
    Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë
    1 day ago
    Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj
    1 day ago
    “Ulpiana Fest” në frymën e ringjalljes së qytetit antik dardan
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    10 hours ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    4 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    6 days ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 day ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    2 days ago
    Njihuni me pishinën më të gjatë në botë me valë artificiale!
    2 days ago
    Lidh dy shtete dhe fsheh histori të pazakontë, ura më e gjatë prej druri në Evropë!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mbahet konferenca e parë ndërkomunale për arsimin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Mbahet konferenca e parë ndërkomunale për arsimin

Last updated: 17/07/2025 1:53 PM
32 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ekonomia Online

Në Prishtinë u mbajt të enjten konferenca e parë ndërkomunale për arsimin në rajonin e kryeqytetit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Lipjan, raporton Ekonomia Online.

Kryetarë dhe nënkryetarë komunash theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të përballuar sfidat e përbashkëta në sistemin arsimor dhe për të ndarë praktikat pozitive në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se qëllimi i kësaj konference nuk është garimi ndërmjet komunave, por shkëmbimi i ideve dhe përvojave që mund të ndihmojnë zhvillimin e arsimit në nivel rajonal.

Mundesh me e lexu edhe…

“Po takohemi jo si komuna fqinje, por po vijmë të bashkuar për gjithë këtë rajon për t’i shkëmbyer idetë tona, proceset pozitive që mendojmë se mundemi t’i ndajmë me njëri-tjetrin, që mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Zhvillimi i vendit tonë nuk varet vetëm nga institucionet lokale, qendrore, ministritë, por duhet të bashkëpunojmë të gjithë që t’i adaptohemi edhe zhvillimeve të reja në aspektin e zhvillimeve teknologjike, zhvillimeve të inteligjencës artificiale. Ideja nuk është e garës se cila komunë po qëndron më mirë, por të shkëmbejmë ide, procese edhe sfidat që i kemi kaluar”, tha Rama.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai foli edhe për zbatimin e mësimit të turnit të plotë në Prishtinë, të cilin e vlerësoi si hap pozitiv.

“Kemi marrë disa procese, të cilat kanë qenë paksa sfiduese por janë më se të nevojshme në zhvillimin e arsimit në kryeqytet. Mësimi i turnit të plotë, të cilin e kemi filluar me pesë shkolla, ka pasur impakt pozitiv edhe për fëmijët dhe ngritjen e nivelit. Me elemente ekstra-kurrikulare si arti, sporti, shprehja publike, drama, teatri, elemente të tjera kreative që sot janë në aspektet e industrisë kreative”.
Në digjitalizimin e klasave, ne kemi vazhduar tash tri vite që të digjitalizohet kurrikula, që të mos varemi shumë nga mësuesit dhe profesorët individual. Kemi investuar në tabela të mençura – 400 prej 600 klasave i kemi me tabela të mençura, deri në fund të vitit planifikojmë që t’i bëjmë të gjitha”, tha ai.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se arsimi ka qenë prioritet për komunën e tij dhe bashkëpunimi ndërkomunal është domosdoshmëri.

“Ne kemi bashkëpunime në sfera të ndryshme të bashkëpunimeve ndërkomunale. Do të nxjerrim edhe sfida të ndryshme, por edhe bashkëpunime që janë të domosdoshme. Të njëjtat janë të gjitha sfidat në komuna rreth shkollave. Ne kemi pasur fokus të veçantë arsimin dhe cilësinë e arsimit. Kemi arritur jashtëzakonisht shumë në kuptimin e mbështetjes. Mirëpo në vazhdimësi, duke qenë si komuna fqinje, ka hapësirë për bashkëpunim dhe krijimin e mundësive të mira duke shfrytëzuar përvojat nga secila komunë. Kemi arritur shumë që shkollat të pajisen, të jenë të përgatitura për mbarëvajtjen e mësimit. Kemi krijuar një pishinë gjysmë-olimpike për nxënësit tanë”, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nënkryetari i Fushë Kosovës, Besnik Osmani, foli për sfidat që ka kjo komunë për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë.

“Jemi një rast më specifik për arsye të rritjes së madhe të popullsisë. Ne përafërsisht kemi 400-500 nxënës në vit që po shtohen, që i bie përafërsisht një shkollë e re që brenda vitit duhet të jetë e gatshme për të absorbuar ardhjet e reja. Problemi ynë është përgjigja me personel mësimdhënës. Kemi një paradoks ligjor: komunat janë të obliguara që të sigurojnë mësimin e obligueshëm dhe në anën tjetër nuk kanë kapacitetet e nevojshme financiare që të sigurojnë këtë mësim. Po flasim për personelin. Kemi diku 150 norma që na mungojnë”, tha ai.

Nënkryetari i Lipjanit, Diamant Bytyqi, vlerësoi nismën si të qëlluar dhe theksoi nevojën për ndarjen e përvojave.

“Janë tema të përbashkëta që duhet të shkëmbejmë përvoja, pasi që sfidat janë të njëjta. Një iniciativë shumë e qëlluar nga kryeqyteti që na ofron një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave. Patjetër që duhet një bashkëpunim komunal. Ne të gjitha shkollat i kemi të rinovuara. E kemi parë që Prishtina ka bërë mësimin turn ditor. Për ne, imigrimi brenda komunal nga fshatrat në qytet e ka rritur numrin e nxënësve në qytet, por ka zvogëluar numrin e nxënësve në fshatra. Ne kemi filluar përgatitjet e para për të filluar mësimin turn ditor në shkolla në fshatra. Migrimi i të rinjve, qasja me nxënësit me nevoja të veçanta sigurisht që kërkon personel shtesë, por që ne e shohim shumë të nevojshëm bashkëpunimin ndërkomunal”, tha ai./EO/Katror.info

TAGGED:arsimiFushe KosovakonferencalajmeLipjaninderkomunaleObliqiPrishtinatop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Takimi Osmani- Prattipati, në fokus hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit
Artikulli i ardhshëm Reuters: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik

Lajme

Sot mbahet konferenca ndërkombëtare për administratë publike

Lajme

Parashikimi i motit për sot

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?