Rinovimi i Lionel Mesit me Paris SG-në natyrisht që nuk është pëlqyer shumë nga Kilië Mbape.
Ky vendim i klubit, por dhe të tjera ngjarje, ku në mes është argjentinasi, janë kthyer në bezdi për sulmuesin francez, i cili ka nisur të meditojë sërish largimin nga PSG-ja.
Ai nuk e ka harruar për asnjë minutë Realin e Madridit, ndonëse klubi “Los Blancos” sikur e ka ftohur disi interesin për të. Megjithatë, në një të ardhme jo të largët rrugët e tyre mund të kryqëzohen sërish.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Mbape po mendon të trokasë vetë këtë herë në Madrid. Por ai i ka vendosur dy kushte spanjollëve për të firmosur me ta.
Ai dëshiron që Reali të afrojë në skuadër dhe dy miq të tij, Ashraf Hakimi dhe Teo Hernandez.
Kujtojmë se Kylian Mbappe u bë futbollisti më i paguar i vitit 2022 me fitime totale prej 128 milionë dollarësh, 110 milionë prej të cilave u fituan në fushë.
Sulmuesi i yllit të Paris-Saint Germain (PSG) u ngrit me tre pika në listë pasi u rendit i katërti në vitin 2021 me rreth 43 milionë dollarë.
24-vjeçari finalist i Kupës së Botës kryesoi listën përballë bashkëlojtarit të tij Lionel Messi.
Mbappe iu bashkua parisienëve në korrik 2018 nga AS Monaco me një tarifë transferimi prej rreth 180 milionë euro (191 milionë dollarë)./Katror.info