PSG kaloi pa vështirësi skuadrën e Pys de Cassel në Kupën e Francës, me parisienët të cilët triumfuan thellë 0-7 në udhëtim.
Sulmuesi francez Kylian Mbappe ishte autori i pesë golave dhe kjo ishte risia e mbrëmjes.
Mbappe vendosi një rekord si në aspektin personal ashtu edhe ekipor, pasi 24-vjeçari u bë lojtari i parë i PSG që shënon pesë gola në një ndeshje.
Mbappe deri më tani në këtë edicion numëron 24 ndeshje dhe 25 gola duke ecur në hapat e duhura për të thyer numrat e sezonit të tij më të mirë.
Mbappe dy sezone më parë shënonte 42 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet./Katror.info
🚨 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗: Kylian Mbappé is the first player in PSG's history to score 5 goals in one match:
⚽️ 29’
⚽️ 35’
⚽️ 40’
⚽️ 56’
⚽️ 79’ pic.twitter.com/3iB9fGa3eH— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 23, 2023