Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se përmes skemës 1.8 “Qeveria për Familjet” janë mbështetur deri më tani 5,163 familje të cilat më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar, shkruan Katror.info.
Përmes kësaj skeme, e cila ka për qëllim përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të familjeve pa të ardhura, mundësohet subvencionimi i 70 për qind të pagës për një periudhë gjashtëmujore.
Qeveria ka rikujtuar se kjo është një skemë e vazhdueshme dhe se qytetarët që përmbushin kriteret mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën përkatëse.
Programi është pjesë e përpjekjeve të institucioneve për të luftuar papunësinë dhe për të fuqizuar ekonomikisht familjet më të prekura në vend./Katror.info