Më datën 18 shtator nis edicionit i 19-të i DAM Festivalit, i cili zgjat deri më 22 shtator, me dy koncerte speciale më një më 30 shtator dhe tjetri më 8 tetor 2024.
Të gjitha koncertet fillojnë në orën 19:00. Ky festival bashkon muzikantët nga shumë vende si nga Franca prezantohet violonçelistja e Orkestrës Nacionale të Francës, Aurélienne Brauner, në një koncert recital, përcjell RTK.
Nga Italia vjen Nazareno Ferruggio ,në mbrëmjen e tretë të festivalit mbahet koncerti i pianistes japoneze Satoko Inoue,pastaj nga Hungaria merr pjese mjeshtri Rákász Gergely.
Por nuk do të mungojnë as muzikantët vendorë do te paraqiten dy instrumentistë të gjeneratës së re harpisten Bujana Ameti dhe kitaristin Urim Maliqi.
I themeluar në vitin 2006, DAM Festival është një festival muzikor i përvitshëm që mbledh muzikantë të rinj dhe të talentuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga e gjithë bota./Katror.info