Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më datën 28 nëntor do të bëhet hapja e tregut të fundvitit “Verë N’Dimër”.
Tregu do të qëndrojë i hapur deri më datën 10 janar 2024, thuhet në një njoftim të postuar në Facebook.
Më herët, komuna kishte bërë të ditur se për shkak të dekorimeve të fundvitit në sheshin “George Bush” do të shtyhej hapja e tregut.
“Verë N’Dimër”. Data e hapjes është 28.11.2023-10.01.2024. A jeni gati për një super atmosferë me muzikë, vallëzim, pije e ushqim?” thuhet në njoftim.
Verë n’Dimën është aktivitet kulturor që Komuna e Prishtinës thotë se e “organizon për qytetarët e saj, si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.”
Ky aktivitetnë prag të festave të fundvitit, thuhet se ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla. Këto biznese do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore, suvenireve dhe kartolinave punëdore në shtëpizat e drurit, të cilat që nga viti i kaluar po vendosen në sheshin “George Bush”./Katror.info