Pikërisht 70 vjet pasi Chevrolet Corvette debutoi në New York Motorama, Chevrolet është rikthyer për të prezantuar modelin e parë Corvette të elektrizuar.

Corvette E-Ray është Corvette më i shpejtë i prodhuar në histori, pasi për 2.5 sekonda arrin nga 0 në 100 km/h, shkruan Katror.info.

Makina fuqizohet nga një LT2 V-8 me 6.2 litra, i cili jep 495 kf dhe 637 Nm çift rrotullues. Ekziston edhe një motor elektrik që jep 160 kf shtesë dhe 169 Nm çift rrotullues nëpërmjet një baterie 1.9 kWh, e vendosur midis ulëseve.
Në përgjithësi, E-Ray prodhon një 655 kf të kombinuar nga motori elektrik dhe V-8.

Corvette E-Ray ka gjashtë mënyra drejtimi: Tour, Sport, Track, Weather, My Mode dhe Z-Mode. Drejtuesit mund të zgjedhin gjithashtu funksionin Charge+, i cili optimizon më së miri gjendjen e karikimit të baterisë, dhe ekziston gjithashtu një modalitet Stealth për drejtimin në qytet.
Sa i përket pjesës së jashtme, ajo vjen në dy versione: një coupe dhe një kabrio. Në pamje të parë, përmasat janë të ngjashme me ato të modelit Z06, me rrota të gjera dhe një trup të lehtë. Vjen në 14 ngjyra, me modifikime opsionale të dritës dhe stilimin e rrotave. /Katror.info