Shfaqja “Megalomani” do të luhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me datë 29 qershor nga ora 20:00.
Shfaqja Dance Teater- Komedi “Megalomani” nëpërmjet artit të kërcimit, kompleksitetit teatral, qasjes bashkëkohore dhe gërshetimit të gjuhës së trupit, fjalës, dhe pantomimës shpërfaqë situata në formë komike, në të cilat trajtohet fenomeni i “madhështisë”, pushteti absolut, dhe absurditeti dhe pasojat e këtij fenomeni.
Shfaqja ngre disa pyetje për individin dhe për shoqërinë.
Çfarë na bën megaloman?
Çfarë shkakton megalomania?
Cili është ndikimi i fenomenit ‘megaloman’ tek ne?
Si ndikon në shoqërinë tonë?
A kemi ne përgjegjësi kolektive për pasojat e megalomanise?
Performues: Edlir Gashi, Altina Binaku, Lavdije Idrizi, Qendrim Makolli, Albiona Sahiti, Patriot Osmani, Lirilinda Krasniqi, Enis Mulaku
Përgatiti:
