Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, po rikthehet në profesionin e saj të vjetër, pas gati një dekade. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Close Personal Friends”, ka raportuar Variety.
Ajo, që kur pati nisur lidhjen me princin Harry nuk ka qenë e angazhuar në aktrim dhe roli i saj i fundit ishte në serialin “Suits”.
“Ky është moment shumë i madh për Meghanin pasi do të thotë se po i rikthehet diçkaje që ajo me të vërtetë e do. Asaj i kanë ofruar shumë role, por ky i është dukur se është i duhuri”, ka thënë një burim për The Sun.
Ky burim gjithashtu ka thënë se të gjithë të përfshirët në këtë projekt janë shumë të entuziazmuar dhe janë betuar se nuk do ta përhapin lajmin për angazhimin e saj.
Burimi ka cekur se ajo do të luajë rolin e vet vetes, në filmin që do ta bëjë studioja e njohur filmike “Amazon MGM Studios”, në të cilin do të luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Brie Larson, Lily Collins, Jack Quaid dhe Henry Golding.
Para se t’i bashkohej familjes mbretërorë të Britanisë, aktorja pati luajtur në projekte filmike si “Horrible Bosses”, “ Anti-Social” “CSI:Ny,90210”, “Knight Red” dhe “Castle”.
Ajo nuk ka aktruar që nga skena finale e serilait “Suits” në vitin 2017, e cila u shfaq në vitin pasues.
“Meghan ka qenë sot në xhirime. Dukej shumë e relaksuar dhe e lumtur. Është prezantuar me të pranishmit dhe ishte shumë e ëmbël dhe e thjeshtë”, ka thënë një burim për People.
Në një interviste të përbashkët, që ajo dhe Harry patën bërë kur janë fejuar në vitin 2017, Meghan pati treguar për vendimin që ka marrë për t’u shpërngulur në Britani e ta lë pas karrierën në aktrim.
“Është një kapitull i ri dhe duke pasur parasysh që kam punuar në serialin tim për shtatë vjet, ka ardhur koha që tani të punoj me Harryn”, pati thënë ajo. /KOHA/Katror.info
















