Pianistja Melisa Ibrahimi është shpallur fituese e konkursit “Solist & Orchestra International Competition Brescia 2024” si dhe është përzgjedhur të performoj në orkestrën Liszt Piano Concerto nr. 1 në “Festivalin e Orkestrës Master”.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një shkrimi në facebook nga pianistja Ibrahimi, ku edhe është shprehur se ndihet krenare për punën dhe sukseset e saj.
“Pas një jave intensive jam shumë i ngazëllyer për të arritur këtë sukses në karrierën time së bashku me Maestro Giuseppe Devastato. Faleminderit tij për punën e jashtëzakonshme intensive, kujdesin dhe motivimin para çdo performance!”, thuhet në shkrimin e pianistes Ibrahimi.
Melisa Ibrahimi është pianiste nga Mitrovica. Ajo ka studiuar për piano te profesoresha Alberta Troni dhe së bashku kanë arritur të fitojnë rreth 20 konkurse ndërkombëtare të pianos.
Që në moshë të re ajo filloi të luante piano dhe vazhdoi studimet. Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse, festivale dhe koncerte piano. Melida është fituese e shumë çmimeve në garat ndërkombëtare dhe gjithashtu është pjesëmarrëse aktive në Materclasses./Katror.info