Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar emërimin e zotit Mentor Hyseni si Drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit të MFPT-së, përzgjedhja e Hysenit është bërë pas një procedure transparente dhe profesionale rekrutimi, në përputhje me kriteret ligjore, duke siguruar që kandidati të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozicion me rëndësi të lartë.
Hyseni, sipas këtij dikasteri, pritet të vazhdojë dhe avancojë punën e deritanishme për një administratë moderne, transparente dhe të drejtë./Katror.info