Mercedes-AMG GT Coupe përfaqëson një version më praktik të makinës sportive me një konfigurim 2+2 ulëse dhe me fuqizim 4Matic+ në të katër rrotat.
Fillimisht, do të ofrohet vetëm në variantet 63 dhe 55 me fuqi V8, kështu që mbetet për t’u parë nëse katër cilindra me 381 kuaj fuqi, i cili fuqizon edhe SL 43, do të shtohet më vonë.
AMG GT 63 Coupe më i fuqishëm përdor një motor 4.0-litërsh V8 me dy turbo, i cili zhvillon 585 kuaj fuqi (430 kW) dhe 800 Nm çift rrotullues. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat pak më shumë se 3 sekonda.
Modeli AMG GT 55 Coupe prodhon 476 kuaj fuqi (350 kW) dhe 700 Nm çift rrotullues dhe arrin “100” në rreth 4 sekonda.
Kupeja më e fuqishme do të përshpejtojë në maksimum 315 km/h dhe modeli bazë deri në 295 km/h.
Të dy modelet 63 dhe 55 kanë lëvizje me katër rrota dhe transmision automatik me nëntë shpejtësi.
Të dy versionet kanë një diferencial me rrëshqitje të kufizuar të kontrolluar elektronikisht, sistem drejtimi dhe në rrotat e pasme, disqe të përbëra në sistemin e frenimit, ato të përparme kanë një diametër prej 390 mm.
Më vonë këtë vit, AMG do të prezantojë frenat qeramike me disqe më të mëdhenj 420 mm në boshtin e përparmë.
Të dyja makinat kanë një mbështetje sportive me stabilizim hidraulik gjysmë aktiv, amortizues aktivë adaptues dhe një sistem për ngritjen e pjesës së përparme të makinës deri në 30 mm.
Çmimet aktualisht nuk dihen. /Katror.info