Francezët kanë filluar të vendosin një shenjë të re të trafikut në rrugët e vendit, shenjë kjo e cila mund të përshkruhet si një romb i bardhë në një sfond të kaltër. Por cili është i kësaj shenje të re?
Ajo sinjalizon se korsia është e dedikuar ekskluzivisht për përdorues të caktuar të rrugës, shkruan Revijahak.
Në këtë grup bëjnë pjesë automjetet që funksionojnë sipas një sistemi marrëveshjesh për të transportuar disa persona në të njëjtën makinë (carpooling), më pas automjetet elektrike, taksitë dhe autobusët.
Shenja është miratuar bazuar në rregullorën zyrtare të vitit 2020, dhe tani ka filluar të aplikohet në autostrada dhe rrugë me shirita të shumëfishta trafiku në një drejtim, shkruan Katror.info.
Ajo mund të jetë aktive vetëm gjatë periudhave të caktuara (d.m.th., mund të aktivizohet në portalet digjitale mbi korsitë e trenit), si për shembull gjatë periudhave të bllokimit të trafikut. Tashmë tabela e re e komunikacionit është vendosur në Lion, Grenoble dhe Strasburg, ndërsa në të ardhmen do të përdoret në të gjithë Francën. Nëse nuk e respektoni këtë shenjë, gjobat shkojnë deri në 135 euro./Katror.info